Joana qan dhe i thotë ish të dashurit “Të Dua”

Para disa javës Joana e konsideroi si histori të mbyllur lidhjen që kishte jashtë shtëpisë me një djalë që quhej, Jani. Ajo shpjegoi se mardhënia mes tyre ishte ftohur shumë së fundëmi, ndaj edhe mori vendimin për tu ndarë përfundimisht prej tij. Më vonë ajo tentoi të krijojë dicka brenda shtëpisë së Big Brotherit me Anaidit, për të cilin deklaroi se ndjen dicka. Por, ky i fundit nuk iu përgjigj në të njëjtën mënyrë, Joanës, duke e mbajtur pezull mardhënien mes tyre. Sot ndodhi dicka tjeër, ndoshta një rikthim i saj tek ish i dashuri. Arbana e fton Joanën për të dhën emrat e të nominuarve të saj dhe më pas i kërkon të shkoj në dhomën e surprizave. Sapo futet në dhomë, Joana shpërthen në lot dhe qanë me të madhe. Aty ndodhej një valixhe dhe një bluzë. Joana shpjegon se ajo është bluaza e Janit, ish të dashurit të saj, të cilën ajo I kërkonte që ta vishte gjithmonë. E di, thotë Joana, që e kam konsideruar histori të mbyllur mardhënien me Janin, por ajo shton se i mungon shumë ai, dhe thotë që ka shumë nevojë për të. Më pas ajo kërkon ti thotë Janit që e do shumë, ashtu sic e ka dashur gjithmonë. Në fakt nuk u kuptua qartë, nëse valixheja me rroba ishte një mesazh lamtumire përfundimtare nga ana e ish të dashurit të Joanës ndaj saj, apo një mesazh dashurie. Për këtë edhe Arbana, u shpreh se ngeli “si peshk”, komplet e surprizuar nga reagimi i Joanës, e cila e interpretoi sipas mënyrës së saj surprizën. Në fund, Joana kthehet në dhomë dhe i tregon banorëve për surprizën. Kamerat fokusojnë Anaidin, i cili ndërsa duartroket, duket se me mimikë kërkon një lloj shpjegimi prej Joanës. Ndërsa Iliri e ngacmon Anaidin dhe i thotë që është bërë xheloz nga surpriza që iu bë Joanës.

Joana, me, apo pa te brendshme ?


Joana shfaqet me tanga në ambientet e shtëpisë së famshme, pa u shqetësuar aspak për praninë e banorëve apo të kamerave. Te ndenjurit te izoluar, mesa duket kane bere qe banoret qe harrojnë se ndodhen 24 ore nen vështrimin e kamerave dhe publikut te interesuar dhe janë “letuar” paksa, çka e ka lejuar Joanen te shfaqe pjese intime te trupit te saj.

Vigani: E kam ulur veten me Elenën

Nëse para disa ditësh flitej se mes Viganit dhe Elenës mund të kishte një lidhje dashurie, situata tashmë ka ndryshuar krejtësisht. Që prej momentit që Elena u ankua tek Anaidi që Vigani nuk i largohet, Vigani ka ndryshuar krejtësish qëndrim ndaj saj. Nuk i afrohet më ta përkëdheli e puthë, madje edhe bisedat i kan të limituara. Këtë gjë ai e tregoi edhe sot në kuzhinë, ndërsa po bisedonte me Ilirin. Vigani bashkë me Elenën kishin radhën që përgjatë gjithë ditës të pastonin kuzhinën dhe të lanin enët. Mirpo Elena anakohet vazhdimisht ndaj Viganit, me pretendimin se ai nuk po e ndihmon sa duhet për të bërë punët, madje edhe grinden. Aty ndodhet edhe Iliri, i cili teksa i shikon që grinden thotë: “Hë se pajatoheni prap ju”, vetëm thuaj ishalla nuk ju hyn Likja në mes”. Reagon prap Vigani, i cili i thotë Ilirtit për Elenën: “Për mua mere direkt, më ka dal prej qefit”. Më pas Vigani shprehet se në lidhje me Elenën e ka ulur shumë veten e tij në disa situata. Kështu, thotë Vigani, nuk më ka ndodhr asnjëherë në jetë. Iliri e mbështet dhe i thotë se ai nuk ka rënë poshtë, por thjeshtë është nxitur pak në mardhënien me Elenën.

Joana – Anaidit: Më qëndro pranë kur të sulmoj Elonën

Joana duket shumë e irrituar ndaj Elonës dhe lëshon në adresë të saj një mori ofendimesh. Ndërsa qëndron në kolltukun e thashethemeve bashkë me Elenën, Joana thotë se Elona po bën si vajzë e mirë me parime, që vjen nga Franca, por që në fakt është thjeshtë një katundare e shkretë. Joana thotë se Elona, ngaqë është tip i ndrydhur dhe ngaqë nuk bën shumë gjëra që ka dëshirë ti bëj, i bie në qafë banorëve të tjerë. Joana shprehet se do të ballafaqohet me Elonën dhe do tia thotë të gjitha ato që po mendon dhe për këtë po medon se cfar do ti thotë konkretisht. Aty vjen edhe Anaidi i cili e këshillon që, nëse situate acarohet më shumë sec duhet, ajo të largohet. Ai i thotë që për Joanën është më mirë të largohet prej disa debateve sepse acarohet shpejt dhe del nga vetja. Më pas Anaidi i kërkon që tia lej atij debatin me Elonën. Por Joana duket e bindur se mund ta përballoj edhe vetë Elonën, vec se i kërkon Anaidit që kur ajo të përballet me Elonën, ai ti qëndroj afër, por mos të ndërhyjë. Joana e quan Elonën injorante të prapambetur dhe shprehet se pikërisht Elona i ka thën se punon në semafor.

« Postime të mëparshme

IDoN
back to top