Vigani dhe Edberi nisin gjuetinë ndaj vajzave


Kanë vetëm pak ditë që janë bërë pjesë e lojës, por kjo nuk i pengon Viganin dhe Edberin të hedhin sytë nga vajzat e shtëpisë. Në fakt që në ditët e para u pa që djemt kishin hyrë me ide të qarta Brenda shtëpisë. Që të dy, duke qenë se i kanë ndjekur banorët edhe nga jashtë shtëpisë, fillunan të ndërtojnë raportet e para me konkurentët e vjetër.  Mirpo ata duket se janë të interesuar edhe për më tej, jo thjeshtë për mardhënie shoqërore.

Viganit duket se i pëlqen më shumë Elona. Ai duke biseduar me të i bën një mori komplimentesh dhe i thotë se i pëlqen shumë karakteri i saj i qetë. Ai  thotë se i pëlqen vajzat e buta dhe serioze si Elona. Nga ana tjetër Elona teksa dëgjon Viganin i bëhet qefi dhe efalenderon për të gjitha mendimet e mira në drejtim të saj. Të njëjtën gjë bën edhe Edberi nga ana tjetër. Ai interesohet nëse Joana ka dicka me Anaidin në mënyrë që ta njohiedhe më tej atë, përtej një raporti shpqërorë. Ai kërkon të sjarohet me Anaidin lidhur me këtë gjë. Anidi i përgjigjet se nuk është i lidhur me Joanën dhe nëse edberi kërkon të lidhet me të , mund ta bëjë këtë gjë pa kërkuar lejen e tij. Më tej Edberi shprehet se nuk ka hyrë në shtëpi për të krijuar lidhje, por që gjithësesi dëshironte të vinte në dijeni Anaidin për raportin që ky i fundit ka me Joanën, pasi në vazhdimësi nuk i dihet se cfarë ndodh. Edhe njëherë Anaidi thotë që ai nuk është pengesë nëse Edberi do që ta dërgojë më tej raportin që ka krijuar këto ditë me joanën. Madje ai shton se mardhëniet mes tijë dhe Joanës kanë ardhur gjithnjë e më shumë duke u përkeqësuar. Në fund ai shpjegon edhe arsyet që cuan në prishjen e raportit mes tyre. Anaidi thotë që ajo është shumë impulsive, madje e mendon edhe sit ë infiltruar brenda shtëpisë.

IDoN
back to top