Bashkeshortja: Marselino zhigolo?! Ky është sekreti ynë



Janë një çift i bukur dhe shumë i ri… Kanë lindur dhe janë rritur në dy skaje të largëta të Shqipërisë. E kemi fjalën për Marselinon, djalin 25-vjeçar nga Berati, dhe bashkëshorten e tij simpatike Liljana. Ata janë prindër të një djali të vogël, dhe dëshira për të jetuar bashkë në vendlindje, bëri që Marselino të bëhet pjesë e reality show-t “Big Brother”. Sivjet diskutimet më të mëdha lidhur me banorët, po bëhen rreth sekreteve të tyre. Marselino është ndër më të diskutuarit, dhe thuhet se ai fsheh faktin që dikur ka punuar zhigolo. Kërkuam ndihmën e Liljanës për ta zbuluar deri në fund këtë sekret. Më poshtë mund të lexoni se çfarë të vërtetash na tha ajo…

Këto ditë për Marselinon kanë dalë shumë.....


thashetheme; i ke dëgjuar?
Në fakt nuk i kam dëgjuar se nuk kam
shumë kohë të merrem me thashethemet e gazetat, se merrem me djalin. Megjithatë
mendoj se do të jetë më mirë që të gjitha t’i sqarojë vetë Marselino kur të dalë
nga shtëpia.
Thuhet se bashkëshorti yt më parë ka punuar si zhigolo.
Është e vërtetë?
Po ky është një sekret, dhe si i tillë, unë nuk
mund ta zbuloj.
Ti, e di se cili është sekreti që fsheh
Marselino?
Kur e kam pyetur se çfarë sekreti ka thënë për jetën e
tij, ai më është përgjigjur që sekreti mbetet sekret.
Domethënë, as
ty nuk ta ka treguar?
Jo, nuk ma ka treguar.
Por ti e njeh
bashkëshortin tënd dhe e di jetën që ka pasur, apo jo? Kështu që duhet ta dish
dhe këtë…
Normalisht që e di çfarë jete ka bërë, por kjo nuk do të thotë
që duhet të jem unë ajo që i zbulon gjërat. Njerëzit mund të hamendësojnë sa të
duan. Dikush mund të dalë e të thotë që di diçka mbi Marselinon, por nuk mund ta
marrim për të mirëqenë atë që flitet.
Domethënë ti nuk na e
konfirmon që bashkëshorti yt ka qenë zhigolo, por as nuk e mohon?
Nuk e mohoj, por as nuk e konfirmoj (qesh).
Arbana gjatë
spektaklit tha që ti je shumë xheloze… Pse?
(qesh) Arbana më
shumë donte të më ngacmonte. Fakti që jam shumë e dashuruar, nuk do të thotë që
jam shumë xheloze. Po të isha aq shumë xheloze, nuk do kisha rënë dakord që ai
të futej në “Big Brother”.
Ishe krejtësisht dakord me pjesëmarrjen e
tij?
Sigurisht. E kam mbështetur dhe do të vazhdoj ta mbështes.
Ka zëra që thonë se ti ke xhelozi për afrimitetin që Marselino ka
krijuar me Elenën… Po kjo, është e vërtetë?
(qesh) Absolutisht
jo, nuk është fare e vërtetë. Nuk e shikoj aspak me këtë sy. Pastaj Marselino
nuk ka hyrë aty për modele…
Po për çfarë ka hyrë?
Për
t’i hapur rrugët vetes që të rikthehet në Shqipëri për të punuar e për të jetuar
këtu të tre, bashkë me djalin.
Çfarë moshe ka djali?
Është vetëm 14 muajsh.
Sa po e ndjek bashkëshortin nga
ekrani?
24 orë nuk kam mundësi ta shoh se jam e impenjuar me çunin,
por e ndjek goxha. Përmbledhjet ditore nuk i humbas asnjë ditë, dhe sidomos
gjatë darkës ulem që ta shoh.
Si po të duket?
Marselino
është një lojtar shumë i mirë.
Të ka shqetësuar deri tani ndonjë
sjellje e tij?
Jo, aspak.
Po prindërit e Marselinos, si
po reagojnë ndaj pjesëmarrjes së tij në këtë reality?
Ata e ndjekin
dhe e mbështesin si në çdo gjë tjetër djalin e tyre. Madje i ati ka qenë
iniciator dhe e ka nxitur që të bëhej pjesë e kësaj loje, duke i thënë që ta
shfrytëzojë këtë mundësi, duke i parë anët pozitive spektaklit.
Ke
frikë se mos gjatë tre muajve Marselino mund të afrohet me një femër tjetër, ose
e kundërta, duke vënë kështu në rrezik harmoninë tuaj familjare?
Jo, nuk kam. Femrat le t’i afrohen, se përndryshe do kishte thashetheme edhe
më të mëdha (qesh). Ai është tip shumë i dashur edhe në jetën e përditshme. Nuk
shikoj asnjë rrezik dhe jam shumë e qetë. Përveç faktit që më ka marrë malli,
nuk më shqetëson asgjë tjetër.
Veç bashkëshortit tënd, cili nga
banorët e tjerë po të pëlqen?
Më pëlqen vajza nga Puka, Jonilda. Po
ashtu më pëlqen edhe loja që po bën Iliri.
Kë sheh si rival të
Marselinos?
Askënd. Ai është më i miri. 
Adelajda Xhamani Blueto
Burimi :Vipat.info

IDoN
back to top