Joana qan dhe i thotë ish të dashurit “Të Dua”

Para disa javës Joana e konsideroi si histori të mbyllur lidhjen që kishte jashtë shtëpisë me një djalë që quhej, Jani. Ajo shpjegoi se mardhënia mes tyre ishte ftohur shumë së fundëmi, ndaj edhe mori vendimin për tu ndarë përfundimisht prej tij. Më vonë ajo tentoi të krijojë dicka brenda shtëpisë së Big Brotherit me Anaidit, për të cilin deklaroi se ndjen dicka. Por, ky i fundit nuk iu përgjigj në të njëjtën mënyrë, Joanës, duke e mbajtur pezull mardhënien mes tyre. Sot ndodhi dicka tjeër, ndoshta një rikthim i saj tek ish i dashuri. Arbana e fton Joanën për të dhën emrat e të nominuarve të saj dhe më pas i kërkon të shkoj në dhomën e surprizave. Sapo futet në dhomë, Joana shpërthen në lot dhe qanë me të madhe. Aty ndodhej një valixhe dhe një bluzë. Joana shpjegon se ajo është bluaza e Janit, ish të dashurit të saj, të cilën ajo I kërkonte që ta vishte gjithmonë. E di, thotë Joana, që e kam konsideruar histori të mbyllur mardhënien me Janin, por ajo shton se i mungon shumë ai, dhe thotë që ka shumë nevojë për të. Më pas ajo kërkon ti thotë Janit që e do shumë, ashtu sic e ka dashur gjithmonë. Në fakt nuk u kuptua qartë, nëse valixheja me rroba ishte një mesazh lamtumire përfundimtare nga ana e ish të dashurit të Joanës ndaj saj, apo një mesazh dashurie. Për këtë edhe Arbana, u shpreh se ngeli “si peshk”, komplet e surprizuar nga reagimi i Joanës, e cila e interpretoi sipas mënyrës së saj surprizën. Në fund, Joana kthehet në dhomë dhe i tregon banorëve për surprizën. Kamerat fokusojnë Anaidin, i cili ndërsa duartroket, duket se me mimikë kërkon një lloj shpjegimi prej Joanës. Ndërsa Iliri e ngacmon Anaidin dhe i thotë që është bërë xheloz nga surpriza që iu bë Joanës.

IDoN
back to top