Joana – Anaidit: Më qëndro pranë kur të sulmoj Elonën

Joana duket shumë e irrituar ndaj Elonës dhe lëshon në adresë të saj një mori ofendimesh. Ndërsa qëndron në kolltukun e thashethemeve bashkë me Elenën, Joana thotë se Elona po bën si vajzë e mirë me parime, që vjen nga Franca, por që në fakt është thjeshtë një katundare e shkretë. Joana thotë se Elona, ngaqë është tip i ndrydhur dhe ngaqë nuk bën shumë gjëra që ka dëshirë ti bëj, i bie në qafë banorëve të tjerë. Joana shprehet se do të ballafaqohet me Elonën dhe do tia thotë të gjitha ato që po mendon dhe për këtë po medon se cfar do ti thotë konkretisht. Aty vjen edhe Anaidi i cili e këshillon që, nëse situate acarohet më shumë sec duhet, ajo të largohet. Ai i thotë që për Joanën është më mirë të largohet prej disa debateve sepse acarohet shpejt dhe del nga vetja. Më pas Anaidi i kërkon që tia lej atij debatin me Elonën. Por Joana duket e bindur se mund ta përballoj edhe vetë Elonën, vec se i kërkon Anaidit që kur ajo të përballet me Elonën, ai ti qëndroj afër, por mos të ndërhyjë. Joana e quan Elonën injorante të prapambetur dhe shprehet se pikërisht Elona i ka thën se punon në semafor.

IDoN
back to top