Pajtohet Edberi me Marselinin


Marselini e këshillon Edberin që të mos bëhet pjesë e shumicës vetëm për të qenë protagonist, por të tregoj vlerat e tij, e jo të përdoret. Edberi ndërsa e dëgjon bie dakort që ra pre e provokimeve të Anaidit. 



Një ditë më parë Edberi dhe Marselini ishin protagonist të një debati që u provokua nga Anaidi. Me fjalët që i tha Anaidi, Edberi shkoi dhe iu kundërvu Marselinit, ndërkohë që ky i fundit po i thoshte se nuk ka bërë asgjë me qëllim të keq ndaj tij. Sot situata duket më ndryshe. Që të dy ndodhen në oborr dhe bisedojnë për cigaret. Në bisedë e sipër Edberi e ngre dorën lart dhe kërkon ta përplasë me Marselinin.

Marselini e pyet nëse këtë veprim po e bën me zemër. Edberi  përgjigjet që po ia jep dorën megjithë zemër. Pasi takojnë duart me njëri tjetrin Marselini shpreh keqardhje për debatet që kan pas mes tyre dhe thekson se Edberi ra pre e provokimeve të Anaidit. Ai shton se Edberi u peshkua nga dhe u nxit prej tij, ndërkohë që e këshillon të mos bjerë pre më herë tjetër. Duke iu referuar Anaidit, Marselini thotë se ai flet për civilizimin, ndërkohë që nuk e ka idenë se cfarë është respekti.



IDoN
back to top