
Ndërkohë që Marselini është duke folur me Joanën rreth ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë spektaklit dhe eliminimit të banorëve që sipas tyre nuk e kanë merituar, Shpendi dhe Eldora i dëgjojnë në heshtje. Aty ndodhet edhe Elena, e cila dëgjon komentet e Marselinit, pa dashur të komentojë. Marselini tregon se banorët jashtë i keqkuptojnë ngjarjet në shtëpi dhe se ai ka dalë shumë keq në sy të publikut, megjithëse ka folur gjithmonë drejt dhe ka qenë i prerë me banorët. “Përsëri hipokriti jam unë”, thotë Marselini i nervozuar, gjë që e bën të reagojë Shpendin që ka disa minuta duke e dëgjuar. Ai thotë se nuk është dakord që Marselini është treguar i drejtë, pasi në debate të ndryshme, dhe sidomos me Xhimin, ka konstatuar të kundërtën. Marselini i thotë se opinioni i tij nuk vlen, pasi ai është banor i asaj shtëpie dhe nuk ka qenë shumë në brendësi të situatës, por gjykon duke parë vetëm elementë të një debati. Ai thotë e Xhimi ka vënë në diskutim statusin e tij, duke e vënë në diskutim familjen e tij dhe martesën e tij. Në atë moment aty shkon Xhimi, i cili merr pjesë në diskutim dhe e sqaron se ka vënë në diskutim martesën e tij, pasi ai vendos foton e djalit në krevat dhe nga ana tjetër fle me një femër tjetër. “Ti nuk ke kapacitet për ta kuptuar”, ia kthen Mraselini, i cili i thotë se është njeri pa nivel që në momentin që e gjykon në këtë aspekt. Në diskutimin mes tyre merr pjesë edhe Elena, e cila mbështet Mrselinin duke i thënë Xhimit se e konsideron si njeri të cekët. “I cekët jam që po vazhdoj të merrem me ty”, ia kthen Xhimi.