Shpendi e Anaidi analizojnë banorët; Jonilda-Joanës: “Mos fol për Oltën, por thuaja në sy”



Ndërkohë që Shpendi vazhdon të qëndrojë në sallon, pas diskutimit me Xhimin e Oltën, aty shkon edhe Anaidi e midis tyre fillon një diskutim rreth ngjarjeve në shtëpi dhe mënyrës se si po sillen banorët. Ata diskutojnë Marselinin, ku Shpendi gjykon sjelljen e tij, duke përmendur situata e ngjarje të ndodhura në shtëpi. Ndërsa Anaidi flet për Etlevën, duke thënë se nuk kishte bagazhin e duhur për të qëndruar ende në shtëpinë e Big Brother. Më pas Anaidi del në kopsht, ku janë edhe disa nga banorët e tjerë duke biseduar e hyn në bisedë me Edberin, duke folur me njëri-tjetrin rreth eksperiencave në futboll. Ndërsa në tualet fillon një diskutim midis Joanës e Jonildës, rreth Oltës dhe marrëdhënies së saj me banorët e tjerë. Jonildës i ka bërë përshtypje fakti që Joana diskuton me të gjithë për Oltën, por asaj vetë nuk i ka thënë asgjë ballë për ballë. Joana thotë se e ka provokuar me një situatë dhe ka kuptuar që Olta nuk e konsideron shoqe brenda shtëpisë, por e shikon si kundërshtare. Ajo premton se do ta diskutojë edhe me Oltën situatën në fjalë, por kur të vijë momenti. Më pas të gjithë grumbullohen në kuzhinë e diskutojnë me njëri-tjetrin rreth buxhetit dhe ushqimeve që do të porosisin. Pastaj fillojnë të flasin e të bëjnë shaka rreth operacionit të Jonildës, duke qeshur e duke shkëmbyer batuta me të. Marselini shkon në dhomën e gjumit e flet me Elenën duke i kërkuar një mendim rreth banorëve të rinj, por ajo mendon se është shpejt për të dhënë një mendim, pasi ende nuk ka krijuar as përshtypjen e parë për ta. Më pas ai diskuton për Elonën dhe për ndryshimin saj të menjëhershëm, që për të duket i çuditshëm.

IDoN
back to top