Ndiejnë mungesën e banorëve që janë larguar nga BB



Xhimi dhe Shpendi distancohen nga banorët e tjerë, duke folur për Altinën dhe largimin e saj nga shtëpia. Xhimi e konsideron Altinën si pjesën e shëndoshë të familjes, ndërsa tani ajo e quan “kalbje” pjesën e disa prej banorëve që janë në shtëpi. Olta diskuton me Etlevën për largimin e Olsenit dhe Altinës nga shtëpia, duke thënë se ndihet keq nga ky fakt. “Olsenin sa ta shikoje, të bënte të qeshje”, thotë Olta. Ndërsa Etleva thotë se po ndien mungesën e Altinës dhe se për largimin e saj i erdhi edhe më shumë keq. Të dyja vajzat e ndiejnë veten fajtore që nuk i kanë folur më tepër Altinës për ta bindur rreth qëndrimit të saj në shtëpi, ndërsa ndihen fajtore edhe për faktin që nuk e kanë kuptuar faktin që ajo kishte vendosur të dilte. Joana del në kopsht me Xhimin dhe Oltën, ndërsa fillon të qajë, duke thënë se ka shumë arsye për t’u ndier kaq keq, ndër të cilat përmend të dashurin e saj dhe faktin që ai mund ta keqkuptojë. Xhimi e përqafon dhe mundohet ta qetësojë, duke thënë që t’i marrë gjërat me qetësi. Olta shkon në dhomën e gjumit me Elonën dhe të dyja diskutojnë rreth banorëve që janë larguar nga shtëpia. Ajo thotë se tani ndihet vetëm dhe këtë ndjesi ia jep vetëm mos prezenca e atyre tre banorëve që janë larguar nga shtëpia. Ndërkohë, Xhimi dhe Joana vazhdojnë të qëndrojnë në kopsht dhe fillojnë të diskutojnë për Shpendin, duke marrë shkas nga debati i pak minutave më parë. “Shpendi më pëlqen shumë”, shprehet Joana, mendimin e së cilës e mbështet edhe Xhimi. Të dy komentojnë debatin, duke i dhënë të drejtë Shpendit.

IDoN
back to top