Marselini mundohet të provokojë Olsenin; Vazhdojnë thashethemet për Xhimin
Lajme

Marselini pasi këshillon Elenën që të provokojë më tej Xhimin, del në oborr për të pirë cigare. Aty ai fillon që të flasë me Olsenin. Marselini fillon të flasë përsëri për Xhimin, duke pritur reagimin e Olsenit. Ai thotë se Xhimi e ka kapur veten me një strategji dhe shprehet “Xhimi është dhelpër”, ndërsa Olseni shton pas tij “fuqi e urtë” dhe më pas shton se edhe ai mendon se Xhimi po përdor Gatimin si një strategji. Marselimi kënaqet me faktin që edhe Olseni mendon të njëjtën gjë si ai për Xhimin. Të dy ndajnë mendimin se edhe ata mund të gatuanin, ose të zgjidhnin diçka tjetër. “Unë mund të zgjidhja edhe rolin e donzhuanit, por nuk kam pse ta bëj” thotë Marselini dhe më pas shton “për shembull, Elena po afrohet shumë me Xhimin”. Olseni qesh me fjalët e Marselinit i cili i kërkon edhe mendim duke i thënë “ë si thua ti”, por Olseni mundohet që t’i përgjigjet me modesti duke i thënë vetëm se Elena është shumë vajzë e shkathët. Në këtë mënyrë Marselino kërkon që të provokojë Olsenin dhe ta përfshijë atë në strategjinë e tij, por duket se nuk ia arrin.