
Jonilda e Joana dalin ën kopsht e pas disa minutash duke bërë shaka me njëra-tjetrën nisin të diskutojnë rreth disa situatave dhe ngjarjeve për të cilat janë në dijeni të dyja. Ato rifillojnë të diskutojnë për Oltën dhe për faktin që ajo është larguar nga Joana. Jonilda nuk e gjykon lidhur me këtë aspekt, pasi mendon se ajo ka qenë shumë e lidhur me Olsenin dhe ka pasur nevojë të qetësohet diku. Më pas Jonilda e qorton Joanën për mënyrën se si ka reaguar ajo duke krahasuar Oltën me Etlevën, duke përkrahur në çdo moment Etlevën. Nga ana tjetër e këshillon lidhur me mënyrën se si duhet të sillet me Anaidin, ku të njëjtën gjë i thotë edhe atij, pasi del në kopsht e bashkohet me ta. Elona shkon në dhomën e gjumit e fillon të vazhdojë një diskutim që ka lënë përgjysmë midis saj dhe Marselinit. Ajo i bën të qartë se nuk e ka problem nominimin dhe as frikë daljen nga shtëpia. Ajo thotë se ka hyrë dhe do të dalë me kokë lart, por e gjykon sjelljen e Marselinit lidhur me disa situata dhe debatet mes tyre. Ndërsa Marselini i bën të qartë se ajo gëzon respektin e tij pavarësisht të gjithave. Në dhomat e gjumit ka kohë që janë fikur dritat, por banorët vazhdojnë të qëndrojnë ende zgjuar, duke biseduar e duke bërë shaka me njëri-tjetrin. Elona shkon afër Edberit dhe fillon të bisedojë me të, duke e njohur më mirë. Ajo tregon për jetën e saj në Francë dhe punën e saj si stiliste. Elona i tregon se ka vendosur të kthehet në Shqipëri që pas vdekjes të së ëmës dhe të promovohet në profesionin e saj si stiliste. Ndërsa Edberi tregon se ka marrë pjesë në një eveniment, ku ka fituar çmimin e parë. Në diskutim e sipër Elona kupton se një shoku i saj i shumë kohëve më parë është vëllai i Edberit. Asaj i duket shumë çudi kjo koecidencë. Biseda e tyre vazhdon për minuta të tera, ndërkohë që të gjithë banorët grumbullohen në dhomën e gjumit e këndojnë bashkë me Viganin, i cili i bie kitarës dhe këndon për ta.