
Për një kohë të gjatë banorët merren me përgatitjen për spektaklin. Ora tashmë po afron dhe ata pasi janë veshur të gjithë, janë mbledhur si zakonisht në sallon përballë monitorit të madh që ndodhet aty dhe presin që nga momenti në moment presin që të dëgjojnë zërin e Arbanës. Ndërkohë që presin banorët shkëmbejnë biseda të shkurtra dhe shaka mes tyre. Nuk vonon shumë dhe Arbana hyn në studio duke përshëndetur të gjithë teleshikuesit dhe publikun e BB6. Me nisjen e spektaklit Arbana zbulon disa nga ato që do të ndodhin sonte në Big Brother. Një ndër to ka të bëjë me zbulimin e sekreteve më të diskutuara në media. “Kam punuar si zhigolo”, është sekreti që Big Brother ka vendosur që të zbulojë se kujt i përket ky sekret. Një e re tjetër ka të bëjë me banorët e rinj. Vetë banorët kanë hamendësuar se këtë javë do të ketë banorë të rinj dhe kështu do të ndodhë , po mbetet për t’u parë se cilët do të jenë. Ndërkohë që sonte do të zbulohet se çfarë ka ndodhur me Jonildën.