Binjakët Andi dhe Blendi “rikthehen” në Big Brother





 Andi dhe Blendi ishin dy binjakët që u bënë pjesë e Big Brotherit të këtij viti. Me misionin që të prezantoheshin si një person i vetëm, vëllezërit nga Kosaova shkaktonin shumë të qeshura tek teleshikuesit. Por, sonte në mbrëmjen e spektaklit binjakët duket se u ”rikthyen” edhe një herë si banorë dhe lotarë të shtëpisë. Jo fizikisht, por përmes Jonildës… Jonildës i bëhet thirrje nga Arbana që të shkojë në dhomën e rrëfimit në mënyrë që ti bëj pyetje doktorrit për ndonjë shqetësim të mundëshëm që ajo mund të ketë pas nga operacioni në gjoks. Sapo përshëndet Arbanën, kjo e fundit e pyet Jonildën se si i ka shkuar java dhe si është ndier me transformimin e saj fizik.
Jonilda me të qeshur i thotë se ka kaluar mirë dhe se ndihet shumë mirë me gjokset e saj të reja, madje ajo shkon edhe më tej kur i vendos edhe emra gjokseve të saj. Ajo njërin e gjoks të saj e quan Blendi dhe tjetrin Andi dhe më pas shpjegon se emrin që i ka vendosur hireve të saj, vjen prej ngjashmërisë ekstreme që ato kanë me njëri – tjetrin, ashtu sic ngjanin edhe binjakët real, Blendi dhe Andi. Ky “pagëzim” shkakton shumë të qeshura në sallë. Më pas doktorri që ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale të Jonildës i jep asaj disa këshilla. Ai i thotë se nuk duhet të ekspozohet shumë në diell, pasi kjo i bën keq vendit të plagës ku është bërë operacioni, pasi mund të zmadhohet shenja. Po ashtu i thotë që të përdor kremra kur ekspozohet. Më tej doktori thotë që nuk duhet ti vejë kaq në pah si “bomba lufte”, port ë qëndrojë më e mbuluar. Në fund ai shpjegon edhe disa detaje se si realizohet kjo ndërhyrje. Më pas Jonilda thotë se ndihet mirë si vajzë dhe është një gjë që e ka dashur gjithmonë që ta bëj, por shton se të tjerët kanë problem me ndryshimin e saj. Ajo i bën thirrje të gjitha vajzave të tjera që e ndiejnë të nevojshme të bëjnë të tilla ndërhyrje, të mos hezitojnë dhe të veprojnë sepse do të ndihen më mirë me veten e tyre. Po ashtu edhe Arbana në fund bën të njëjtin apel, nën praninë e doktorrit që ka realizuar ndërhyrjen estetike tek Jonilda.

IDoN
back to top