
Zgjimi i banorëve mëngjesin e sotëm vjen më vonë se zakonisht, ku si zakonisht Vëllai i Madh i zgjon duke i ndezur dritat e duke i vendosur muzikën në sfond.
Të gjithë banorët fillojnë të merren me punët personale, ndërsa disa prej tyre shkojnë të merren me përgatitjen e ushqimit. Ata që marrin përsipër gatimin për të gjithë janë Iliri dhe Arsimi, ndërsa disa të tjerë dalin në kopsht për të pirë kafenë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Pasi gatuajnë mëngjesin, shumica e banorëve shkojnë në kuzhinë për të ngrënë bukë. Xhimi e Olta ulen afër njëri-tjetrit e fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin. Olta tregon për bisedat e shakatë që ka bërë me Shpendin, duke treguar se shakatë i kanë shumë lezet, madje më tepër se Iliri, i cili në situata të caktuara e tejkalon me shakatë, megjithëse ka një mendim pozitiv për të. “Tani është edhe më i lirshëm”, thotë Olta për Shpendin.
Më pas të gjithë banorët grumbullohen në kuzhinë, ndërkohë që Xhimi lexon zarfin lidhur me buxhetin javor. Ata diskutojnë për minuta të tëra me njëri-tjetrin rreth buxhetit dhe sendeve që duhet të blejnë, pasi buxheti i kësaj jave nuk është i plotë.
Vigani bashkë me djemtë e tjerë shkon në dhomën e gjumit e fillon t’i bjerë kitarës, duke kënduar e duke krijuar atmosferë të këndshme në shtëpinë e Big Brother.