Banorët zgjohen;- Marselini dhe Anaidi flasin për eliminimin e ardhshëm




Pasi ndizen dritat dhe vendoset muzika në sfond nga Vëllai i Madh, banorët fillojnë të zgjohen një e nga një, si zakonisht. Disa prej tyre fillojnë të merren me punët dhe higjienën personale, ndërsa Xhimi shkon ën kuzhinë dhe ndërkohë që bën kafen, fillon të këndojë një këngë popullore, duke përshëndetur të atin, të cilin e fton që të këndojnë bashkë, pasi këndojnë shpesh me njëri-tjetrin.

Gjatë kohës që bëjnë dush, Marselini dhe Anaidi fillojnë të bisedojnë për spektaklin e së shtunës dhe mundësinë e eliminimit të kësaj jave. Ata nuk e dinë se cilët janë në nominim, por dinë që janë 8 banorë. Duke u nisur nga nominimet e javës së kaluar ata fillojnë të mendojnë se cilët mund të jenë në nominim dhe kush prej tyre ka mundësi që të dalë këtë javë.

Marselini pyet Anaidin se komenton ai se do të eliminohet këtë javë nga shtëpia dhe Anaidi i përgjigjet “unë mendoj se do dali Etleva”. Marselini bashkohet me mendimin e tij dhe thotë se edhe ai mendon të njëjtën gjë për Evën dhe thotë si alternativë të dytë për Eliminim Oltën. Anaidi më pas thotë se nuk beson se do dalë Olta, por ndoshta Elona. 
Pranë dy djemve ndodhet edhe Eldora e cila u thotë se ndoshta Elona nuk është fare në nominim. Të dy shprehin dyshime për të nominuarit dhe ndajnë mendimin se këtë javë në nominim do të jenë po të njëjtët banorë që ishin edhe javën e kaluar.


IDoN
back to top