Banorët sulmojnë Marselinin: “Nuk gëzon respektin e askujt”


Në diskutimin mes Xhimit dhe Marselinit merr pjesë edhe Iliri, në momentin kur Xhimi kujton se Marselini e ka quajtur gei. Ai thotë se nuk mund të gjykohet një njeri në atë mënyrë, kur ende nuk e ka njohur. Në diskutim merr pjesë edhe Iliri, i cili i thotë se Marselini e ka kundërshtuar Ilirin kur ai ka shprehur qëndrimin e tij kudër homoseksualitetit, dhe pastaj ka rënë në kundërshtim me vetën duke e quajtur Xhimin gei dhe duke e gjykuar për këtë gjë. “Unë të kundërshtova për gejtë, pasi është një numër i madh prej tyre që na ndjek”, thotë Marselini. Aty ndodhet edhe Elona, e cila pasi dëgjon debatin, ndërhyn duke e quajtur të paedukatë Marselinin e duke i thënë se nëse ai i gjykon gejtë, gei aty është ai vetë. “Ti këtu je njeriu më fals që mund të ekzistojë”, i bën të qartë Elona, ndërsa Marselini i thotë se opinionet e saj nuk i konsideron aspak. Olta ndodhet në dhomën e gjumit me Joanën, të cilën e pyet rreth arsyeve që i kanë bërë banorët të eliminohen, krahasuar me disa nga banorët e tjerë që e kanë merituar të dalin para tyre. “Nuk na takon ne të flasim për zgjedhjet e publikut”, ia kthen Joana, ndërsa janë duke mbledhur sendet personale të Jonildës. Pasi largohen banorët e tjerë, në diskutim me Marselinin hyn Shpendi, i cili thotë se ky i fundit nuk ka respekt për asnjërin nga banorët. “Respekti fitohet”, i thotë Marselini, ndërsa Shpendi thotë se ai nuk mund ta fitojë respektin e asnjërit prej banorëve. Megjithatë, Shpendi thotë se e ka respektuar atë, por nuk ka marrë respekt në këmbim. Në diskutim e sipër, Shpendi thotë se ai nuk është banori i duhur për të qenë në Big Brother dhe se këtë e mendon personalisht e jo duke u ndikuar nga banorët e tjerë me të cilët ai ka debatuar.

IDoN
back to top