Zbulohet sekreti i Anaidit, një surprizë edhe për të përlot Arbanën dhe Arianin



Arbana njofton publikun se tashmë ka ardhur momenti që të zbulohet një tjetër sekret i banorëve. Ajo fton Anaidin në dhomën e projektimit dhe fillon ta pyesë në lidhje me sekretin e tij. Ai ka sekretin “prej 10 vjetësh kujdesem për një njeri me nevoja specifike”. Ai thotë se vetëm në një moment është ndjerë në pozitë nga banorët dhe thotë “nuk besoj se do ta zbulojnë sepse kanë njohur vetëm anën time të egër”. Anaidi ftohet që të shohë një klip ku ai flet për Orestin. Ai është një djalë që ka kaluar një sëmundje në fëmijëri çka ka bërë që t’i kushtëzohet, dëgjimi dhe e folura. Ai është vëllai i një shoku të Anaidit, por që ai e konsideron edhe atë shumë shok. Anaidi flet me një dashuri të madhe për Oçen, siç e quan ai me përkëdheli. Më pas Anaidi ndjek një klip ku shfaqet Oresti që flet me dashuri të madhe për Anaidin. Anaidi preket dhe qan për të. pas klipit ai ftohet të dalë, por në dhomën pranë tij ndodhet Oresti dhe të dy kanë një takim të përmallshëm. Kjo surprizë e madhe për Anaidin bën që të përloten edhe Arbana me Arianin.

IDoN
back to top