Anaidi mund të ketë zbuluar se kush e çoi në nominim të përhershëm.
Lajme
Anaidi është duke biseduar në oborr me Joanën, Ilirin dhe Elenën. Ai u tregon atyre se ka dyshime të forta që Arsimi e ka çuar në nominim të përhershëm. Vajzat janë kurioze dhe e pyesin se çfarë e bën atë ta mendojë një gjë të tillë? Anaidi i tregon arsyet. E para, ai heq 4 personat për të cilët kishte dyshime të forta që mund ta çonin në nominim të përhershëm dhe e dyta pyetjes së drejtuar banorëve – “Cilat do ishin arsyet për të cilat, ti do të më dërgoje mua në nominim të përhershëm?” ishte i vetmi Arsimi i cili nuk ka dhënë asnjë arsye. Anaidi thotë që do ta pyesi sërish pas disa ditësh, në mënyrë që të jetë i sigurtë. Megjithatë ai dyshon tek Arsimi sepse i duket një person shumë i matur gjatë gjithë kohës, por del në një konkluzion shumë të shpejtë pa e menduar mirë me veten.