Kjo është ish e dashur e Anaidit

Quhet Artela Bektashi dhe për shumë vite ka qenë ish e dashura e Anaidit të Big Brother 6. Aktualisht jeton në Gjermani prej disa vitesh dhe ushtron modelingun. Në një prononcim për mediat Artela flet për të shkuarën me Anaidin, raportet e tyre aktuale dhe për mundësin e rikthimit bashkë. Artela shprehet se e ndjek Big Brotherin herë pas here dhe në veçanti Anaidin. “ Po e ndjek Big Brotherin herë pas here, jo përmes ekranit të televizorit, por përmes internetit. Unë jetoj në Gjermani dhe atje nuk kam shumë kohë për ta ndjekur, por gjithësesi intersohem shpesh për të”, thotë fillimisht Artela. Më pas ajo flet për faktin që Anaidi e ka përmendur disa herë në Big Brother. ” Edi që më ka përmendur Anaidi, sepse më kanë njoftuar miqt e mij në shqipëri, por nuk cuditem sepse ai ka qenë i dashuri im shumë kohë më parë”. Në fund ishe dashura e Anaidit flet për mardhënien e tyre dhe duket pesimiste nëse Anaidi e do ende: “ Nuk besoj se më do akoma, historia jonë ka kohë që ka përfunduar. Gjithësesi mendoj se lidhja jonë ka qenë e vecantë për kohën kur ishte. Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta. Jemi rritur bashkë, plus që kishim edhe ditëlindjen në të njëjtën ditë, ndaj këta janë gjëra që kurrë nuk do të harrohen duam apo nuk duam ne.

IDoN
back to top