
Marselini dhe Etleva ndodhen në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë për nominimet dhe mundësinë e daljes nga shtëpia nesër. Marselini thotë se atë e kanë nominuar sepse javën e kaluar ka debatuar me shumë prej banorëve. E për një kohë të gjatë ata diskutojnë për banorët që mund të jenë në nominim dhe mundësinë se përse janë nominuar.
Shpendi, Anaidi, Elona dhe Eldora ndodhen në oborr dhe po bisedojnë duke bërë shaka e duke ngacmuar njëri-tjetrin. Teksa shohin Etlevën dhe Marselinin që qëndrojnë bashkë për një kohë të gjatë duke biseduar, ata fillojnë të flasin për ta.
Elona thotë se Marselini ka rënë në muhabet të thellë me Evën dhe Shpendi shton pas saj “Nino e ka strategji, kur vjen e shtuna urtësohet” dhe qesh. Edhe Elona duket se bashkohet në mendimin e Shpendit, ndërsa Anaidi e kundërshton duke thënë “këtë javë i ka kuptuar ca gjëra dhe ka ndryshuar se në fillim e mori me vrull”. Eldora thotë se edhe ajo ka mendimin se këtë javë Marselini ka ndryshuar në krahasim me javën e kaluar.
Elona kundërshton Anaidin dhe Eldorën duke thënë se është e vërtetë që Marselini ka ndryshuar këtë javë, por kjo përsëri është një strategji e tij. Shpendi thotë se pavarësisht atyre që kanë ndodhur në shtëpi, ai shpreson që gjithçka të ketë qënë rezultat i lojës dhe presionit q ndjejnë. Anaidi duket sikur mbron Marselinin, ndërsa Elona e kundërshton duke i thënë se ai është shumë ngacmues dhe kjo nuk i pëlqen te Marselini.
Big Brother Albania 7 Live