Olta vërejtje Anaidit
Lajme
Banorët janë ende duke luajtur me pyetje rrufe, kjo loje i ka tërhequr shumë. Por Olta ka një vërejtje për Anaidin. Asaj nuk i duket aspak e sjellshme dhe e paedukatë që Anaidi lë lojën dhe ikën, lëviz nëpër shtëpi ose flet me dikë tjetër ndërkohë që të tjerët po bëjnë pyetje. Ndërkohë Anaidi është duke bërë ushtrime për muskujt e barkut. Këtë ajo ja thotë Anaidit, por ai ja kthen se edhe ajo lëvizi diku dy herë gjatë kohës që ishte loja dhe nuk tregoi ndonjë gjest të paeduaktë. Olta u justifikua me faktin që ajo lëvizi nga vendi, e para se e thirrën, ndërsa herën e dytë për punë personale. Por Anaidi i cili nuk pranon vërejtje i thotë që edhe ai për punë personale ka lëvizur. Ai shton se ajo nuk mund ta detyrojë atë të qëndrojë kur bëhen pyetje që nuk kanë lidhje me të. Për sa kohë pyetjet i drejtoheshin atij, ai ishte atje.