
Shpendi dhe Marselini debatojnë ashpër mes tyre. Ndërkohë që Iliri po debatonte me Anaidin, aty ndërhyn edhe Marselino. Menjëherë reagon Shpendi i cili i thotë Marselinos të mos ndërhyjë në debatet e të tjerëve sepse , sipas Shpendit, Marselino është vetë me katër fytyra. Kaq mjafton që mes djemëve të lindë një debat i ashpër dhe me shumë ofendime. Marselino i thotë se po sillet si “grua e keqe” dhe e ironizon atë për afrimitetin me Eldorën duke i thën: “Unë e kam një grua jashtë e s’kam nevojë të fle me shoqe, deri tani asnjë nga shoqet këtu s’ka hyrë në krevatin tim”. Ndërsa Shpendi i thotë që ai është shumë xheloz ndaj edhe po i përmend atij shoqet dhe e quan sërish si njeri me shumë fytyra. Ndërkohë që Marselino i thotë se deri më tani ka parë 4 fytyra, por deri në fund do të shohi 100. Në debat e sipër, Shpendi i përmend atij disa shprehje ofenduese, që sipas Shpendit kanë dal nga goja e Marselinos në adresë të Eldorës. Këtu irritohet Marselino dhe shprehet se me Eldorën ka ndërtuar një ndër raportet më të afërta në shtëpi. Nga ana tjetër Shpendi thotë që këtë gjë ia ka thën një banorë brenda shtëpisë , por që nuk do që tia përmendë emrin. Në momentin që ai betohet për djalin e tij që nuk ka thënë asgjë kundra Eldorës ai irritohet edhe më shumë, ndaj edhe i kërkon Shpendit të nxjerri emrin e banorit që i ka thën një gjë të tillë. Më tej Marselino zotohet se është i gatëshëm të lejë edhe lojën nëse ai i tregon ermin e atij banori. Ai thotë se do ta hedh në pishinë dhe do të largohet nga shtëpia pas një penalizimi të mundëshëm. Edhe këto fjalë nuk e bindin Shpendin të tregoj gjë, ato sërish përfundojnë në sharje e ofendime të ndërsjellta.
Big Brother Albania 7 Live