
Jonilda, Marselini dhe disa nga banorët janë ulur në oborr dhe bëjnë shaka për jetën jashtë dhe lidhjet e tyre. Jonilda duket sikur ka dyshime për Marselinin dhe në një moment e provokon duke e pyetur në lidhje me jetën e tij jashtë. “Marselino, jashtë ke patur të bësh me femra shumë interesnte” – i thotë ajo.
Marselino reagon menjëherë duke i thënë se nëse ajo ka dyshime ose mendime, mund të shkojë ti bjerë ziles së sekreteve. Por Jonilda duke qeshur ja kthen se ajo nuk është “budallaqe”, do presi edhe pak.
Marselini i sugjeron asaj që të tentojë se nuk humbet gje, përkundrazi mund të ndihet e çliruar. Jonilda kërkon të tregohet e kujdesshme duke i kujtuar Marselinit, Anaidin i cili sipas saj ka bërë Ilirin të pasur duke mos i gjetur sekretet.
Ngacmimet mes të dyve vijojnë. Jonilda bën sikur shtyp butonin e sekreteve, ndërsa Marselini që i thotë se ajo mund të tentojë, por ai me të vetat është ose ja heq ose ja shton shumën. Megjithatë ai e ka një plan të vetin dhe një dyshim për diçka, por nuk ja bën të ditur askujt.
Ai mundohet të ndërrojë bisedë duke e pyetur dhe bërë shaka me Jonildën rreth operacionit dhe gjëra të tjera.
Big Brother Albania 7 Live