
Mendimi dhe raporti i Joanës me Jonildën ka ndryshuar tërsish që prej të shtunës së kaluar. Mes vajzave tanimë nuk ka më përqafime dhe komplimenta të ndërsjellta, por vetëm sharje dhe ofendime sa herë që iu jepet mundësia, herë ballë për ballë, e herë përmes banorëve të tjerë. Në bisedë me Marselinon, ky i fundit e pyet Joanën nëse ajo ka ndonjë pikë të përbashkët me Jonildën dhe nëse është më e mundur që ato të ribëhen shoqe. Reagimi i Joanës është shumë i rëndë, dhe tepër negativ kundrejt Jonildës. Ajo thotë se ajo dashuri që ishte mes tyre në dy – javëshin e parë, tashmë është kthyer në urrejtje dhe se është pikërish Jonilda personi që urrehen më shumë në shtëpi. Më tej ajo e quan Jonildën si “kokrra e hipokrites, “kokrra e serviles, madje edhe “kokrra e ……”. Shkon edhe më tej në fantazinë e saj kur thotë se Jonilda ngjan si burrë. Pak më herët në bisedën e tyre Marselino dhe Joana diskutuan edhe raportin e sajë me Anaidin. Marselino thotë se Anaidi nuk ka se ku të shkojë, prap tek Joana do të kthehet. Ai më tej shpreh edhe keqardhje për raportin e tyre të acaruar tashmë, porshton se Anaidi është shumë xheloz ndaj Joanës. Këto fjalë i pëlqejnë Joanës dhe ajo i tregon Marselinos se sot në mëngjes ishte zbukuruar vetëm e vetëm që ta shihte Anaidi. Ajo thotë se Anaidi ishte i lëkundur për ti folur sot. Më tej ajo interesohet tek Marselino se cfarë i kishte thënë Anaidi gjatë bisedës që Marselino pati me të. Marselino i thotë që sot nuk debatuan me njëri – tjetrin, madje thotë që biseda mes tyre ishte shumë e qetë, për më tepër Anaidi e ka thërritur disa herë në emër. Marselino mendon se me Anaidin edhe mund tia kishin kaluar mirë me njëri – tjetrin, ndërsa me banorët e tjerë, thotë ai, nuk shoqërohem shumë prej faktit që shoh shumë hipokrizi tek ata.
Big Brother Albania 7 Live