
Joana dhe Anaidi fillimisht ishin shumë pranë shëndërrimit të raportit të tyre në një lidhje më shumë se miqësore. Më pas krejt papritur ato filluan të grinden e ofendojnë njëri – tjetrin. U larguan disi, edhe pse në asnjë moment nuk mungonin vlerësimet e ndërsjellta, herë direkt e herë indirekt. Jonana fillon e diskuton me Marselionon për mardhënien e saj me Anaidin. Një zemër e Anaidit në fletën e bukës për Joanën, e ka bërë të qajë këtë të fundit. Më tej ajo i tregon Marselinit edhe për disa detaje të tjera në dhomën e gjumit. Marselini i thotë se përderisa ajo po tregon detaje kaq të vogla për të, do të thotë se ajo e ndjen Anaidin. Joana nuk e mohon, por mendon se edhe Anaidi e ka xhan atë. Marselini shprehet gjithnjë e më i bindur për ndjenjat e saj ndaj anaidit, ndërsa i tregon se ka qënë edhe vetë prezent kur Anaidi i bëri Joanës një zemër në fletën e bukës. Më vonë Joana nuk pret më shumë dhe shkon dhe futet në krevatin e Anaidit. Ajo i thotë Anaidit se nuk është shtirur në asnjë moment ndaj tij dhe i betohet se vërtetë ndien për të. Ai fillimisht qesh me të dhe më pas i thotë: “Mos kujto se u pajtuam, se nuk ma merr dot kalanë nga brenda”. Më tej ato fillojnë të diskutojnë e sjarojnë debatet dhe diskutimet që kanë pasur mes tyre. Jona i thotë se të gjitha ofendimet që ka bërë drejt tijë, kanë ardhur në inat e sipër, ngaqë prej banorëve të tjerë i kanë ardhur fjalë për atë që Anaidi thoshte në adresë të saj. Anaidi bën përgjeggjës Marselinon për këtë situatë, sepse ai, sipas Anaidit, ka bërë telefonin e prishur, duke transformuar fjalët e tyre, e për pasojë ka sjellë shumë keqkuptime. Pak më vonë Anaidi i kujton Joanës edhe mardhënien e saj shumë të afërt që ka krijuar së fundëmi me Edberin dhe shton se ky fakt nuk e bën aspak xheloz. Juana duke justifikuar veten i kujton atij mardhënien e afërt që ka me Elenën. Të dy akuzojnë njëri tjetrin për veprime të qëllimshme, por asnjëri nuk pranon asgjë. Joana në fund thote se ata të dy kur ishin bashkë ndieshin shumë mirë dhe se bajnë shumë gabim që zihen me njëri – tjetrin.
Big Brother Albania 7 Live