Elena: “Marselini bëhet antipatik kur debaton”; Shpendi-Marselinit: “Mos bëj viktimën”
Lajme

Ndërsa Shpendi dhe Marselini janë duke debatuar, duke marrë shkas edhe nga shfaqja e klipeve gjatë spektaklit, aty ndodhet edhe Anaidi dhe Elena, të cilët e gjykojnë sjelljen e Marselinit. Elena thotë se ia ka bërë të qartë Marselinit që duhet të mos krijojë gjatë gjithë kohës debate, sepse bëhet antipatik, por ai nuk i shmang dot debatet. Ndërsa Anaidi mendon se Marselini dhe Joana janë natyra impulsive dhe e humbin toruan gjatë debatit. Pothuajse të gjithë banorët janë të pranishëm gjatë debatit mes Marselinit dhe Shpendit, të cilët vazhdojnë për minuta të tëra të përsërisin veten teksa debatojnë. Shpendi i kujton Marselinit vetullat e pastruara, ndërkohë që ky i fundit e përmend këtë gjë për të disatën herë. “Mos bëj viktimën o Nino”, i thotë Shpendi, ndërsa vazhdojnë të diskutojnë ende respektin që i mungon nga ana e Marselinit të gjithë banorëve dhe anasjelltas. “Ti je protagonist i të gjitha gjërave të këqija në këtë shtëpi”, i thotë Shpendi, ndërkohë që Marselini ia kthen: “Respektin tim e kishe, por nuk e ke më”. Pas pak minutash duket se situata qetësohet, ndërsa Iliri i kërkon Anaidit që të mos ndërhyjë gjatë bisedës dhe diskutimit që ai bën me Marselinin dhe i kujton se këtë gjë ia ka kërkuar para debatit. Ndërsa Anaidi e ka konsideruar të drejtë veprimin e tij në atë situatë.