Banorët për Ilirin: “Është njeri pozitiv”; Jonilda: “Mendojnë se kam hyrë me mision”



Shpendi, Elona, Olta dhe Jonilda janë duke biseduar me njëri-tjetrin e duke bërë shaka së bashku. Më vonë ata fillojnë të diskutojnë për qëndrimin në shtëpi, duke marrë shembull disa nga ngjarjet në shtëpi, ku në bisedë e sipër fillojnë të flasin për Ilirin. Të gjithë mendojnë pozitivisht për të, duke thënë se ndryshe nga pjesa tjetër e banorëve, ai është i drejtë. Olta tregon se ka arritur ta njohë shumë mirë, madje i njeh edhe prestarët e familjes e thotë se ai është shumë i lidhur me familjen e shumë i dashur me të gjithë. Mendimin e saj e mbështet edhe pjesa tjetër e banorëve. “Nuk ka si qëllim që t’i kapë të tjerët”, thotë Olta, gjë e cila bën që të hapet një diskutim rreth disa ngjarjeve në shtëpi, me protagonist atë dhe disa nga banorët e tjerë. Ata kujtojnë debatin e tij me Joanën, duke e fajësuar Joanën për gjithçka e duke e vlerësuar Ilirin për qëndrimin që ka mbajtur. Më pas flasin për Marselinin dhe debatet që secili prej tyre ka bërë me të, duke thënë se Marselini në debate humb logjikën. Banorët kanë një mendim negativ për të, duke bërë një krahasim mes tij dhe Ilirit, për të cilin vazhdojnë të flasin me superlativa. Jonilda u tregon banorëve për bisedat që ka bërë me Joanën, Anaidi dhe Eldorën e thotë se mendojnë që ajo ka hyrë me një qëllim apo mision nga Vëllai i Madh. Olta mendon se shumë prej banorëve u ka hyrë frika nga hyrja e Jonildës, pasi janë në siklet sepse mund të kenë thënë diçka që nuk duhet të thoshin. “Tashmë kanë filluar edhe sulmet kundrejt meje dhe unë i pres”, thotë Olta. Më pas ata bëjnë shaka me njëri-tjetrin dhe lënë mënjanë diskutimet për banorët. Vigani dhe Elona vendosin të flenë, ndërsa Shpendi, Olta dhe Jonilda qëndrojnë ende me njëri-tjetrin në dhomën e ndenjes.

IDoN
back to top