Anaidi prej 10 vitesh përkujdeset për një djalë të sëmurë
Lajme

Surprizat për Anaidin nuk kanë të sosur mbrëmjen e së shtunës. Pas thirrjes në dhomën e sekreteve për të diskutuar mbi mardhënien e tij me Joanë, Big Brother i ka pregaditur atij një surprizë akoma edhe më të madhe. Në fakt, kjo surprizë ka të bëjë edhe me sekretin e tij. Tashmë vëllai i madh e bën të ditur atë për të gjithë teleshikuesit por, jo për banorët brenda shtëpisë. Sekreti që fsheh Anaidi është se ai prej 10 – vitesh përkujdeset për një djalë të sëmurë me nevoja të vecanta. Arbana e fton Anaidin të shkojë në dhomën e projektimit dhe fillojnë e bisedojnë për sekretin e tij. Anaidi shprehet se djlai për të cilin përkujdeset prej vitesh është vëllai i shokut të tijë të ngushtë. Ai e quan atë me përkëdheli Oce dhe thotë se janë shumë të lidhur bashkë, madje kur largohet nga Tirana edhe për pak ditë, e mer malli shumë për të dhe personi i parë që takon kur kthehet është pikërisht Oceja. Anaidi shpjegon se kur Oresti ka qen më i vogël ka kaluar një temperaturë të lartë, cka i ka lën pasoja. Ai tanimë nuk dëgjon mirë dhe nuk flet mirë, por që për të është në rregull.
Më pas Arbana e fton atë të ndjekin sëbashku një klip ku Oceja flet për Anaidin. Në klip ai tregon se sa shumë është i lidhur me të. Aty flasin edhe vëllai dhe mamaja e Oces, të cilët tregojnë specifika të mardhënies së tyre të vecantë. Nëna e Oces thekson se Anaidi kujdeset për Ocen dhe e mëson se sit ë sillet, të vishet. Anidi ndërkohë që ndjek klipin përlotet dhe i thot Arbanës që është pikërisht ashtu sic edhe ai e parashikonte. I fortë dhe i qeshur. Kur Anaidi mendoi se përfundoi aty surpriaz e tij, vëllai i madh e befason sërish. Në një dhomë tjetër ndodhet Oresti dhe mes tyre realizohet një takim prekës dhe shumë i përmallëshëm. Ato takohen mes tyre, përqafohen dhe qeshin me njëri – tjetrin. Oresti e puth Anaidin për vete për shokët dhe në fund i jep edhe një puthje prej mamas së tij. Ky takim mes Oces dhe Anaidit përlot edhe opinionistin Arian Konomin dhe Arbanën. Kjo e fundit shprehet se është hera e parë që përlotet në gjashtë edicione të Big Brother dhe e përgëzon Anaidin për mesazhin që jep me këtë veprim human.